Shkup, 9 dhjetor – Prodhuesit e duhanit kanë të ardhura mesatare mujore prej 416 euro. Nëse merret parasysh se një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten mesataraisht 552 euro për mbulimin e shpenzimeve kryesore mujore, aq sa është vlera e shportës minimale konsumatore për amvisëritë në prill të vitit 2021, një amvisëri që prodhon duhan i ka 136 euro më pak se që i nevojitet që të mbijetojë në muaj.
Kjo u theksua në tryezën e rrumbullakët sot me temë Prezentimi i rezultateve nga studimi i parë “Prodhimi i duhanit dhe efektet e subvencioneve të duhanit në RMV”, me ç’rast u konkludua se në masë të madhe janë të nevojshme analiza dhe masa më të thella.
Analizat e zbatuara nga “Analitika think-thenks” së bashku me Universitetin “Illinois” nga Çikago tregojnë se 30 për qind e prodhuesve të intervistuar të duhanit janë të gatshëm ta orientojnë prodhimtarinë e tye në pajtim me kërkesat që mund të paraqiten gjatë procesit të inkuadrimit në BE.
Sipas profesorit Borçe Trenovski, Qeveria duhet të punojë në edukimin dhe informimin e prodhuesve të duhanit në vend për nevojat e orientimit ndaj kulturave të tjera ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e tjera relevante duhet të zbatojnë analizë në themel që të gjenden kultura të cilat gjenerojnë me vlerë të lartë dhe mund të ndihmojnë të ndërrohet duhani.
Më pak kultivim të duhanit, më pak pagesa për subvencione për duhan, ndërsa dallimi mund të shpërndahet për investim në kultura me vlerë më të lartë, thotë Trenovski, duke e potencuar faktin se kërkesa globale për cigare është duke u zvogëluar, gjë që çon drejt uljes së konsumit të fletëve të duhanit dhe çmimeve të duhanit.
“Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim i këtyre trendeve botërore dhe do të goditet drejtpërdrejt prej tyre”, deklaroi Trenovski.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se duhani i përbën 20,4 për qind të vlerës së përgjithshme eksportuese të produkteve bujqësore dhe ushqimore.




