Agjencia Zhurnal.mk.

Në 41 vjetorin e Pranverës shqiptare ’81, Kurti: Ata i dhanë fund një federate të padrejtë jugosllave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 41 vjetorin e demonstratave të “Pranverës ‘81”, ka  pritur veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “më 11 mars 1981, studentët kishin vendosur që radhët e gjata të pritjes për shujtën e ushqimit t’i kthenin në shtigje të çlirimit. Nga renditja para mensës, në ballë të demonstratave masive”.

“Studentët kërkonin dinjitet, kushte të barabarta të trajtimit dhe ndaljen e dhunës policore. Kërkesave të tyre iu bashkuan punëtorët, e populli mbarë. Demonstruesit kërkonin liri, drejtësi, e përparim shoqëror, të drejta kombëtare, qytetare e njerëzore. Kërkonin Republikë e Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se “as brutaliteti policor, e as plumbat e burgjet, nuk i ndalën demonstruesit e marsit të vitit 1981”.

“Ata i dhanë fillim një pranvere shqiptare që i dha fund një federate të padrejtë jugosllave”, ka shkruar ai.

Kurti ka bërë të ditur se në 41 vjetorin e demonstratave të pranverës ’81, bashkë me deputetët e Kuvendit kanë vizituar veprimtarin dhe ish deputetin, Ali Lajçi.

Ndërsa, ka thënë se bashkëbisedimi me veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981, na e kujton rrugën e gjatë, të pakthyeshme e përplot krenari të ngritjes dhe çlirimit të Kosovës. 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=506875644139501&set=pcb.506876710806061

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky