Rreth 15,1 miliardë lira (6,1 miliardë dollarë) u tubuan në aksionin e mbrëmshëm të donatorëve organizuar në Turqi e cila u emetua në 213 televizione vendore dhe ndërkombëtare dhe 562 radio.
Në kuadër të fushatës “Turqia një zemër” ishin dërguar edhe mbi nëntë milionë sms porosi me të cilat dhurohen mjete për të goditurit në tërmetin në Turqi.
Mes donatorëve ka pasur politikanë turq, institucione shtetërorë dhe qytetarë, lajmëroi Anadollu. Banka qendrore turke ishte donatorja më e madhe, e cila premtoi 1,6 miliardë dollarë, përderisa bankat Tiraat dhe Vakif dhuruan 1 miliardë e 637 milionë dollarë.
Në aksionin morën pjesë pothjuajse të gjithë aktorët e filmit dhe televizionit të cilët lajmëroheshin në telefonat në të cilat dhurohej, si dhe personalitete të tjera.