Agjencia Zhurnal.mk.

Në autostradën Tetovë – Shkup është goditur dhe mbytur një ari

Tetovë, 27 mars – Policia e Tetovës informon se një shofer i moshës 21 vjeçare me makinën e tij ka goditur dhe mbytur një ari dhe në këtë rast është lënduar.

Në SPB Tetovë, ngjarja është raportuar rreth 40 minuta pas mesnate, ndërsa ka ndodhur në autostradën Tetovë – Shkup.

“Është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të Karpallakut, automjeti “volksvagen polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarca, Komuna e Vasilevës, ka goditur dhe mbytur një ari. Nga aksidenti shoferi ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi nga nga Sektori i Punëve të Brendshme të  Tetovës. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky