Shkup, 18 mars – Temperatura minus këtë mëngjes janë matur vetëm në Berovë dhe Lazaropole – 2 gradë dhe në Kodrën e Diellit – 1, ndërsa në vendbanimet tjera dhe qytetet tempëraturat ishin mbi zero.
Në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës janë matur zero gradë, në Ohër, Tetovë dhe Pretor një, në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Shtip dhe Krushevë dy gradë, në Strumicë, Dibër, Demir Kapi dhe Vinicë tre gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar katër gradë dhe në Gjevgjeli dhe Dojran nga tetë gradë.
Më së shumti reshje në 24 orët e fundit kanë rënë në Manastir, Ohër gjashtë l/m2, Dibër, Prilep, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Lazaropolë, Kodra e Diellit, Topollçan.
Gjatë natës ka mbizotëruar mot i kthjellët, ndërsa këtë mëngjes është me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Vende-vende fryn erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten dhe në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve lokale të shiut. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të arrijë 19 gradë.