Agjencia Zhurnal.mk.

Në Berovë maten -6 gradë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës – 38 centimetra

Shkup, 21 dhjetor – Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Berovë -6 gradë, në Prilep -5, në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Strumicë-4, në Shkup-“Zajçev Rid”, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Kodër të Diellit -3 gradë, Pretor, Shtip dhe Demir Kapi -2, në Kriva Pallankë, Vinicë, Krushevë, Dibër, Veles, Kavadar -1, në Ohër dhe Kumanovë 0, në Gjevgjeli 1 dhe në Dojran 4 gradë.

Më së shumti borë – 38 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, 23 centimetra në Krushevë, 12 në Kodër të Diellit, 10 në Topollçan, tetë në Pozharan dhe dy centimetra në Gjurishte.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe kryesisht i qetë, ndërsa mëngjesi është me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa ka paraqitje të mjegullës dhe dukshmëri të ulur horizontale prej 50 deri 200 metra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa fushëgropa. Do të fryjë erë e matur, ndërsa vende-vende, përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe e erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 6 deri 12 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë dukuri të mjegullës, gjatë ditës vranësira mesatare me erë të matur nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gardë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky