Agjencia Zhurnal.mk.

Në BKU “Kliment i Ohrit” do të shënohet Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës së Autorit

Shkup, 22 prill – Biblioteka Kombëtare dhe Universitare “Shën. Kliment i Ohrit” nga Shkupi, me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Autorit, sot organizon manifestimin tradicional kushtuar nderimit të librit, autorëve dhe lexuesve, duke dhuruar libra dhe trëndafila në sallën e Bibliotekës.

Gjatë shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të lexohen mesazhet botërore të drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Odre Azule dhe mesazhi maqedonas i shkruar këtë vit nga poetja, pianiste dhe kompozitore Iva Damjanovski, si dhe pjesë nga veprat e shkrimtarit legjendar Miguel de Cervantes do të lexohet nga një pjesë e korit diplomatik të vendit.

Në shënimin do të mbajnë fjalim drejtori i BKU “Shën Kliment i Ohrit”, Rahmetulla Kuqi dhe ambasadori i Mbretërisë Spanjolle, Hoze Luis Lozano Garsia. 

Related posts

RAMON

D V

Poezia më e vjetër e dashurisë

D V

VARGJE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky