Një bar është detyruar të lëshojë një deklaratë duke i lutur përdoruesit e kabinave që të “ndalojnë së bëri seks” brenda tyre gjatë netëve kur ata frekuentojnë lokalet e natës – kjo pasi stafi “është lodhur nga pastrimi”.
NQ64 Arcade Bar u tha ndjekësve të tij në mediat sociale se po përpiqej në mënyrë proaktive të vendoste më shumë kabina fotografike në më shumë vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – por me një marrëveshje.
Dhe punëtorët u detyruan të bënin një “njoftim publik” duke i lutur klientët që ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale “pas perdeve”, shkruan Mirror.
Por dukej se në lokalin e tyre në Manchester Peter Street lutja e bërë nga ta ra në vesh të shurdhër, pasi vetëm disa ditë më vonë ata gjetën një palë sytjena të lëna aty.
Kur fansat shprehën mosbesimin e tyre për atë që po ndodhte, stafi konfirmoi se kjo gjë “për fat të keq kishte ndodhur shumë herë “.
NQ64, i cili ka ambiente me aparate “arcade” gjithandej Britanisë, postoi: “Ne po përpiqemi të vendosim sa më shumë kabina fotografike në sa më shumë bare që të mundemi sepse ju i doni ato”.
“Merrni miqtë, futuni brenda, bëni fotografi dhe largohu me të paktën një kujtim pas shumë gotave të “Powerstar Martini”. “Oh, gjithashtu, PSA – a mund të ndaloni të bërit marrëdhënie seksuale në kabinat tona, ju lutem?”, shtuan ata.
“Ne jemi të lodhur nga pastrimet e shumta”, mbaronte shkrimi.
Postimi befasues grumbulloi mbi 2,000 pëlqime dhe komente.