Agjencia Zhurnal.mk.

Në Dellçevë procesi zgjedhor filloi me kohë, votimi po zhvillohet në rendin më të mirë

Dellçevë, 24 prill – Në Dellçevë janë hapur me kohë të gjitha 36 vendvotimet në të cilat sot 14.490 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore kanë të drejtë vote për një prej shtatë kandidatëve për President të shtetit. Sipas informatave nga terreni vendvotimet janë hapur me kohë, ndërsa votimi po zhvillohet në rendin më të mirë.

“Ndodhemi në vendvotimin 582/1, ku votimi filloi me kohë, gjithçka po zhvillohet në rendin më të mië. Numrat e parë rreth jehonës do t’i kumtojmë pas orës 9:00”, theksoi Bllagica Petrovska, anëtare e vendvotimit.

“Ndodhemi në vendvotimin 580, filloi me kohë votimi dhe procesi po rrjedhë normalisht”, deklaroi Emilia Trajanovska, anëtare e këshillit zgjedhor.

Të drejtën e tyre të votës dje në Dellçevë e realizuan 147 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët votuan në kushte shtëpiake.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky