Agjencia Zhurnal.mk.

Në Dibër deri ora 13 dalja në zgjedhje është 13 për qind, në Qendrën e Zhupës 9,12 për qind

Dibër, 24 prill – Dita zgjedhore në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës kalon mirë, me dalje më të madhe në orët e paradites.

“Deri nga ora 13 në komunën e Dibrës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.566 persona ose 13 për qind nga 19.334 votuesit e regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në të gjitha 27 vendvotimet, dita zgjedhore kalon në rendin më të mirë. Presim që dalja të rritet. Dje, përndryshe, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetari i KZK-Dibër.

Krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 21 prill të vitit 2019, dalja është më e vogël. Atëherë deri në orën 13 kanë votuar 3.259 persona ose 18 për qind nga 18.574 votuesve të regjistruar me të drejtë të votës. Në rrethin e dytë, megjithatë, deri ora 13, të drejtën e votës e kanë realizuar 1.594 persona ose nëntë për qind. 

“Në komunën tonë të drejtën e votës deri në ora 13 e kanë realizuar 672 qytetarë ose 9,12 nga gjithsej 7.383 votues të regjistruar. Në të gjitha 16 vendvotimet zgjedhore, votimi po zhvillohet mirë. Dalje më të madhe zakonisht presim në orët e pasdites. Dje votuan tre persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, informoi për MIA-n, kryetari i KZK – Qendra Zhupa, Nexhip Iljaz.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky