Agjencia Zhurnal.mk.

Në Gjykatën Themelore në Strugë nesër për të tretën herë nis gjykimi për lehonën nga Dibra

Strugë, 21 dhjetor – Në Gjykatën Themelore në Strugë nesër për të tretën herë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga Spitali i Strugës, gjinekologut Muhamed Asanit, djalit të tij, mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanoska, të akuzuar nga Jalldëz Veaposka nga Dibra, të cilës ia kanë hequr mitrën, vezoret dhe veshkën gjatë lindjes me prerje cezariane.

Procesi gjyqësor, ashtu siç informoi për MIA-n kryetari i gjykatës në Strugë Ifet Bajramoski, do të udhëhiqet nga gjykatësi Jordan Jovanov.

Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra për herë të tretë fillon nga fillimi për shkak të pensionimit të gjykatësve që e kanë udhëhequr, kurse Jovanovi është gjykatësi i tretë që do ta fillojë procedurën nga fillimi.

Avokati i së dëmtuarës Veapovska, Sasho Janev pas shtyrjes së fundit të seancës, në korrik të këtij viti, konstatoi se të gjithë po ikin nga rasti, të cilin e quajti gështenjë e nxehtë, por në fund pret aktgjykim ndëshkues. Synimi i mbrojtjes, atëherë theksoi se do të fillonte me një super ekspertizë, duke theksuar se procesi gjyqësor tashmë ishte i zgjatur.

Sipas aktakuzës, tre mjekët akuzohen se lehonës Veaposka ia kanë hequr veshkën, mitrën dhe vezoren pas lindjes me prerje cezariane në Spitalin e përgjithshëm të Strugës. Siç thuhet në aktakuzë, gjatë lindjes me prerje cezariane, i është dëmtuar arteria e majtë renale, por nuk kanë marrë masa, por i kanë dhënë terapi, gjatë së cilës ka rënë në gjendje shoku. Ata e operuan sërish dhe i hoqën mitrën dhe vezoren e majtë, megjithëse nuk u dëmtuan. Gjakderdhja nuk u ndal, ndaj me një operacion të dytë konstatuan se arteria ishte e dëmtuar. Pastaj i është hequr edhe veshka e majtë dhe është transferuar në KARIL të Shkupit.

Procesi gjyqësor ka filluar në qershor të vitit të kaluar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky