Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kavadar janë hapur vendvotime, votohet për president të shtetit

 Kavadar, 24 prill –  Në Kavadar sot në mëngjes në kohë janë hapur vendvotimet, votohet për president të shtetit, informoi kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Emilia Petrovska.

“Përsëri pak probleme me aparatet. Por, me ndihmën e personave të TI -së, gjithçka u vendos në rregull”, theksoi ajo për MIA-n . 

 Petrovska përkujtoi se për ditën e djeshme janë paraqitur për votim 110 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie dhe 14 në Shtëpinë për Përkujdesje Jashtëfamiljare “Dr. Janeski” në fshatin Çemersko të Kavadarit.

“Sipas ligjit,  ata persona kanë votuar dje, një ditë para zgjedhjeve presidenciale sot. Në listën zgjedhore të Komunës së Kavadarit janë të regjistruar gjithsej 31.868 votues”, bëri të ditur  Petrovska.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky