Katër protestues u vranë në Kenia gjatë një proteste me qëllim të nxjerrjes në pah të rreziqeve që paraqesin kafshët e egra, tha sot policia lokale.
Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë, duke shkaktuar të shtëna me armë, tha shefi i policisë së qytetit Mashuru, duke shtuar se hetimi do të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Guvernatori i dzonës Kaxhijado i bëri thirrje policisë që të shmangte përdorimin e forcës së tepërt dhe u bëri thirrje shërbimeve të mbrojtjes së kafshëve të egra “që t’i mbajnë kafshët larg kenianëve”.