Rikthehen emocionet evropiane në vendin tonë, pasi Ballkani do të zbres në fushë për ndeshjen e pestë në grupet e Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin çek Slavia Pragë në kuadër të xhiros së pestë së grupeve.
Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin.
Ky duel zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Këtë ndeshje mund ta shikoni në tri kanale: Klan Kosova, Sport1 dhe SuperSport2.




