Shkup, 3 shkurt – Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar në Fekjsbuk se së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Vladimir Rendevski në Klinikën për Neurokirurgji kanë kryer një teknikë të re, me të cilën kryhet vizuelizim, gjegjësisht ngjyrosje fluoreshente e tumorëve.
Filipçe në publikimin në Fejsbuk njëherit përmendi se ky zbatim në teknologjinë e avancuar, kontribuon në mënyrë të madhe për heqjen pecize të tumorëve në tru tek pacientët.
“I falënderoj kolegët në Klinikë për asistencë. Pacientit i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, qëndron në publikimin e Filipçes.