Agjencia Zhurnal.mk.

Në kuadër të programit “Grassroots”, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës është organizuar festivali i futbollit për nxënësit e shkollave të mesme për të dy gjinitë

Në kuadër të programit “Grassroots”, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës është organizuar festivali i futbollit për nxënësit e shkollave të mesme për të dy gjinitë.

Sot ne Gjilan, Federata e Futbollit e Kosoves ne bashkepunim me DKRS e Gjilanit dhe mesimdhënsit e Edukimit Fizik dhe Sportit, organizoi festivalin e futbollit per moshat 15-16 vjecar nxenes te shkollave te mesme per te dyja gjinite, nxenes qe nuk jane sportist aktiv por qe qellimi eshte dhe mbetet masovizimi i futbollit në vendin tonë.
Ky eshte projekti i treti me radhë pas atij me nevoja te veqanta dhe futbollit neper shkolla qe ne kater vitet e fundit mbahet vazhdimisht ne Gjilan, çdo muaj nga dy herë neper shkollat fillore te komunes se Gjilanit.

Ne emer te FFK-se, festivalin e hapi bashkëpuntori i jashtëm i FFK-së pedagogu, traineri dhe analisti i njohur i futbollit ish futbollisti Arben Zeqiri i cili tha se:
“Federata e Futbollit te Kosoves e udhehequr nga Kryetari Agim Ademi, ne vazhdimesi po punon me projekte te ndryshme per masovizimin e futbollit dhe depertimin e tij ne çdo familje kosovare dhe deri ne secilin cep te vendit duke na u bere pjese perberese e jetes dhe veprimtarise sone, dhe jo rastesisht keto projekte gjithmone promovohen ne Gjilan meqe jemi qyteti i futbollit mbareshqiptar, dhe poashtu ne kete fushe te bukur sportive investimi me i fundit i FFK-se dhe Kryetarit Agim Ademi”.
Le ta shijojme kete dite dhe keto momente duke luajtur se bashku e duke u kenaqur me muzike, futboll, loje, shoqerorizim etj.”…
Kete feste futbolli e pershendeti edhe Drejtori per Kulture, Rini e Sport ne KK te Gjilanit, z. Kushtrim Zeqiri i cili i pershendeti te pranishmit, organizatoret, FFK-ne, LRFGJ-ne, mesimidhenesit dhe veqmas nxenesit duke i inkurajuar per te tilla aktivitete dhe duke e shprehur kenaqesine dhe gatishmerine per te na mbeshtetur ne vazhdimesi ne projekte te ketilla”.

Nxenesit u argetuan duke luajtur futboll, degjuar muzike, e duke bere aktivitet fizik dhe veqmas duke u shoqeruar mes vete, qellim ky qe edhe e ka sporti lidhjen e urave te miqesisë ndermjet njerezve”.

Implementimi i këtij programi kishte për qëllim masivizimin e futbollit në vendin tonë, duke aktivizuar dhe stimuluar nxënësit të merren me sportin më të popullarizuar në botë.

Prezent në këtë event ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, z. Kushtrim Zeqiri, i cili u nda i kënaqur me implementimin e këtij programi dhe pati një mesazh për gjithë të rinjtë të cilët kanë ambicje dhe synime të mëdha.

“Eshtë kënaqësi të jem në mesin tuaj, në këtë festival futbolli. Mesazhi im është që të gjithë ju fëmijë dhe të rinjë të luani sa ma shumë futboll, sportin të cilin e dashurojmë të gjithë dhe mbi të gjitha ka një rol edukativ.

Kështu që të gjithë fëmijëve ju uroj të keni sa më shumë suksese në shkollë, por të merreni edhe me sport, konkretisht futboll. Më vjen shumë mirë që këtë vit ne si komunë kemi investuar shumë në masivizimin e sportit e sidomos për fëmijët, dhe kur flasim për sportin padyshim që ‘mbreti’ është futbolli. Ka disa qindra fëmijë që frekuentojnë ekipet e akademive tona, që janë edhe prezent në këtë event dhe sigurisht po punohet për të zhvilluar futbollin e femrave. Shpresoj shumë që falë këtyre organizimeve, falë mbështetjes së FFK-së, falë mbështetjes së komunës, të arrihet që futbolli të masivizohet, të kemi gjithnjë e më shumë fëmijë, të rinj, të reja, vajza të cilat merren me futboll dhe patjetër nëpërmjet masizivizimit të sjellim edhe rezultate në fushën e lojës”, deklaroi Zeqiri.

Komuna e Gjilanit do të mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve për të rinjët gjilanas, në mënyrë që të merren sa më shumë me sport.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky