Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kubë zjarri përhapet në një depo nafte

Po përhapet zjarri i shkaktuar nga goditja e vetëtimave në një depo nafte në qytetin kubanez Matansas, pasi sot një flakë e përfshiu rezervoarin e tretë. Kjo ndodhi edhe krahas përpjekjeve paraprake të zjarrfikësve për ta ftohur rezervoarin.

Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa 122 janë lënduar, ndërsa mbi dhjetëra zjarrfikës rezultojnë të zhdukur.

Rrufeja goditi një nga tetë rezervuaret të premten në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr. Zjarri përfshiu rezervuarin e dytë të shtunën, duke shkaktuar disa shpërthime.

Zjarrfikësit spërkatën ujë mbi rezervuarët e mbetur gjatë fundjavës për t’i ftohur dhe për të ndaluar përhapjen e zjarrit.

Qeveritë në Meksikë dhe Venezuelë dërguan ekipe speciale për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Disa persona zyrtarë lokalë i paralajmëruan qytetarët të përdorin maskë për fytyrë ose të mbeten të mbyllur në një hapësirë të mbyllur pasi është duke u përhapur tym që mund të shihet nga kryeqyteti Havanë, larg mbi 100 kilometra.

Sipas ekspertëve, tymi përmban dioksid squfuri, azot oksid, monoksid karboni dhe materie të tjera helmuese.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky