Agjencia Zhurnal.mk.

Në moshën 40-vjeçare, njerëzit më pak të lumtur

Studiuesit e shpjegojnë ciklin e lumturisë me formën e germës U.

Me të kaluar moshën 40-vjeçare, trupi nuk është më ai që ishte. Sipas ekspertëve një sërë ndryshimesh fizike ndodhin ashtu si tek meshkujt, edhe tek femrat. Sipas “Best Life”, disa nga ndryshimet që lidhen me këtë grupmoshë janë:

– Rrudhat bëhen më të theksuara
– Flokët thinjen më tepër dhe nisin të bien më shumë
– Ndjen dhimbje më të shpeshta në trup-
– Fle më pak
– Je më i-e shpërqendruar, etj.

Në fakt, edhe studime të mëparshme kanë treguar që grupmosha 40 vjeçare ka një sërë ndryshimesh jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Studiuesit e shpjegojnë gjithçka me germën U.

Sipas tyre, lumturia gjatë jetës është si forma U, e lartë në fillim, duke u ulur në mes të jetës, tek të 40-at, dhe vjen një moshë që ngrihet prapë, pasi drejt plakjes, njerëzit janë përshtatur me pikat e forta por edhe dobësitë e tyre, apo edhe sepse shohin bashkëmoshatarët e tyre të ndërrojnë jetë, çka i bën më të vetëdijshëm për jetën e bukur që kalon…

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky