Rasti i parë i llojit të ri të koronavirusit nën emrin XE është zbuluar sot në Indi, në qytetin Mumbai, kumtoi Administrata komunale.
Është zbuluar edhe një rast i llojit Kapa (që u paraqit në Indi në vitin 2020), ndërsa mediumet indiane lajmëruan se pacientët e infektuar me llojin e ri tani për tani nuk kanë simptome serioze.
Organizata botërore e shëndetësisë javën e kaluar kumtoi se lloji i ri i mutacionit XE mund të jetë më ngjitës e cili do i mëparshëm.
Ky lloj është zbuluar në fillim të vitit 2022, ndërsa Agjencia britanike e shëndetësisë më 3 prill kumtoi se XE për herë të parë është zbuluar më 19 janar dhe prej atëherë në Britani të Madhe janë konfirmuar 637 raste.
XE është “i rikombinuar” dhe mutacion i BA.1 dhe BA.2 nënllojeve të omikronit. Mutacionet e rikombinuara paraqiten kur pacienti është i infektuar me disa lloje të koronavirusit, Llojet më pas e përziejnë materialin gjenetik gjatë replikacionit dhe formojnë lloj të ri, sqarojnë ekspertët britanikë në dokumentin e publikuar në “British medikal zhurnal”.
OBSH vlerëson se XE është 10 për qind më infektuese se nënlloji i omikronit BA.2.