Agjencia Zhurnal.mk.

Në RMV vdesin nga 10 njerëz në ditë nga kanceri, për citostatikët e vjedhur hetimet vazhdojnë!

Shkup, 5 shkurt – Dje u shënua Dita botërore e kancerit, në vendin tonë kjo ditë është edhe më e ndjeshme se kaq pasi besimi në sistemin shëndetësor është lëkundur me hapjen e hetimit për rastin “Onkologjia”, në të cilin të dyshuar janë ish drejtorët mjekësor dhe organizativ të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi dhe tre mjek – onkologë. Bëhet fjalë për rastin kur janë vjedhur citostatikë për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri. Ngas ana tjetër, sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoni pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazitë malinje me 3.809 raste të vdekjes në vitin 2022, janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Kjo praktikisht nënkupton se, në ditë 10 njerëz në vend e humbin betejën me kancerin, shkruan Zhurnal.

Të dhëna për pacientët që vdesin nga kanceri – 

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoninë e Veriut pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazitë malinje me 3.809 raste të vdekjes në vitin 2022, janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Kjo praktikisht nënkupton se, në ditë 10 njerëz në vend e humbin betejën me kancerin.

Në 22 vitet e fundit, rritet edhe numri i vdekshmërisë nga karcinomi. Në këtë mënyrë, në peroudhën 2010-2022, numri i mortalitetit sillet nga 180,3 në 100.000 banorë në vitin 2010, deri në 207,9 në vitin 2022. Numri i mortalitetit nga neoplazitë malinje në periudhën 2010-2022 është më i lartë te burrat në krahasim me gratë. Në vitin 2022, 2.227 burra dhe 1.582 gra kanë vdekur nga kanceri. 

Te burrat, shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri, në periudhën 2010-2022, është neoplazia malinjë në mushkëri, me një shkallë të mortalitetit që varion nga 64,8 në vitin 2010 deri në 58,2 në vitin 2017, 67,3 në vitin 2018, 56,1 në vitin 2021 dhe 65,5 në 100.000 burra në vitin 2022.

Në vitin 2022, 595 burra kanë vdekur nga kanceri në mushkëri. Te gratë, shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazitë malinje në periudhën 2010-2022 është kanceri në gji. Shkalla e mortalitetit varion nga 30 në vitin 2010, 32,6 në vitin 2021 deri në 38,5 në 100.000 gra në vitin 2022, përkatësisht në vitin 2022 nga neoplazitë malinje në gji kanë vdekur 356 gra. Sipas këtyrë numrave, vdekshmëria nga kanceri në gji te gratë është në rritje, përkatësisht pothuajse çdo ditë vdes një grua.

Union i i kontrollit ndërkombëtar të kancerit (UICC), organizator i Ditës botërore të kancerit, i inkurajon të gjithë të kërkojnë nga qeveritë e tyre të përmirësojnë barazinë shëndetësore, të mundësojnë që shërbimet për kancer të jenë të qasshme për gjithë popullatën dhe t’i ulin dallime në incidencë dhe vdekshmëri nga kanceri.

Si është e mundur të ndodhë që të vidhen citostatikët në vendin ku pacientë të shumtë vdesin nga kanceri – 

Skandali më i madh në historinë e vendit në shëndetësi është tmerri i zbuluar vitin që lamë pas, saktësisht në Klinikën e Onkologjisë në Shkup ku janë vjedhur citostatikë për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri. Në bazë të hetimeve, rezulton se vjedhjet e ilaçeve janë bërë nga punonjës të klinikës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos stigmatizohen të gjithë punonjësit shëndetësorë. Gazetaret Mulaçka e Simonovska zbulojnë detaje tmerruese në një emision debativ. Mulaçaku tregon se si pacientëve në prag të vdekjes u është kërkuar ryshfet prej 1500 eurove, me qëllim që siç thotë, t’u zgjatet jeta edhe pak. Megjithatë siç zbulon Mulaçka, atyre pacientëve u është dhënë thjesht terapi kundër ënjtjes. Gazetarja tjetër Simonovska, thotë se në “Ultra Sistemin” e Onkologjisë ende figurojnë si të gjallë pacientë të cilët kanë vdekur. Skandale përbrenda skandalit, pra njëherë është zbuluar mega skandali që pastaj të hetohet e të zbulohen edhe skandalet tjera.

Në vendin ku skandalet janë të njëpasnjëshme gjithçka është e mundur, por që deri në këtë nivel nuk e kishte menduar askush. Në një institucion shëndetësor aty ku humanizmi duhet të jetë mbi nivel është bërë terror human dhe akti më çnjerëzor që mund të ndodhë. Vjedhje e ilaçeve, kërkim i ryshfetit “për zgjatje jete”, si dhe mos evidentim i personave të vdekur, krejt kjo për përfitime materiale. Njerëz me shpirt të varfër në kurriz të pacientëve hallexhinjë kanë tentuar që të pasurohen. Mbase, edhe janë pasuruar disa prej tyre por i gjithë ky “biznes” i tyre mori fund, bashkë me biznesin e tyre edhe vet ata.

Parandalimi i rasteve të tilla mund të ndodhë vetëm përmes një mënyre, duke hetuar pasurinë e secilit punonjës shëndetësor në mënyrë të detajuar, duke vendosur njerëz të përgjegjshëm e parasegjithash të ndërgjegjshëm në krye të Klinikave. Si dhe mënyra më efikase është që tani më kemi një mega skandal të zbuluar dhe kjo ngjallë dilema që skandale të kësaj natyre mund të kenë ndodhur edhe në Klinikat tjera.  

Ndryshe, për skandalin në Klinikën e Onkologjisë është formuar edhe Komision Anketues nga deputetët në Kuvend, kryetare e së cilës është zgjedhur deputetja Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE. Qëllimi i këtij komisioni është që të vërtetojë nëse ka përgjegjësi politike në skandalin në Onkologji. Dhe, kjo shihet si metodë parandaluese që rastet tjera mos të përsëriten sepse përgjegjësi do të kërkohet deri në fund. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky