Agjencia Zhurnal.mk.

Në SHF “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë

Shkup, 3 dhjetor – Në shkollën fillore “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë me rastin e vdekjes së 14-të vjeçares Vanja Gjorçevska e cila u zhduk të hënën, ndërsa mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është gjetur trupi i saj.

“Me keqardhje të madhe, të thyer nga dhimbja e jetës së humbur para kohe të Vanjës, ju njoftojmë se sot, nga ora 09:00, në hyrjen zyrtare të shkollës “Johan Hajnrih – Pestalozi” do të hapet libri i zisë. I ftoj të afërmit dhe të gjithë qytetarët që duan të bëjnë nderime le të vijnë dhe të nënshkruajnë. Për momentin, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me disa psikologë po përgatiten për ditën e sotme për të ofruar mbështetje për nxënësit dhe për të komunikuar me ta në mënyrë që do t’ua lehtësojë të gjithëve tejkalimin e kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në kumtesën e Komunës Qendër.

Nga aty kërkohet zbardhja e plotë e rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe përgjegjësi nga kryerësit. Apelohet nga qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos iu nënshtrohen spekulimeve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky