Agjencia Zhurnal.mk.

Në shirat pesëjavëshe të mosunit në Pakistan pësuan mbi 300 persona

Si pasojë e shirave pesëjavëshe të mosunit në Pakistan deri më tani humbën jetën 304 persona, njoftuan sot autoritetet lokale.

Që nga mesi i qershorit, vërshimet nga lumenjtë e mbushur kanë dëmtuar shumë autostrada dhe ura dhe rreth 9 mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Provinca jugperëndimore e paqëndrueshme dhe e varfër e Beluçistan është goditur veçanërisht rëndë nga stuhia e vazhdueshme, ku 99 njerëz kanë vdekur në situatat e jashtëzakonshme të lidhura me shiun dhe vërshimet, ndërsa 70 të tjerë kanë vdekur në provincën jugore të Sind.

Uji gjithashtu mori 61 jetë në provincën veriperëndimore Hajber Pahtunhva, e cila kufizohet me Afganistanin dhe 60 në provincën lindore të Penxhabit.

Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa janë lënduar të paktën 284 persona.

Çdo vit, zakonisht nga korriku deri në shtator, pjesa më e madhe e Pakistanit lufton me shirat e mosunit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky