Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup sanksionohen 40 shoferë për vozitje të shpejtë, shtatë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi

Shkup, 19 qershor – Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 80 kundërvajtje, prej të cilave 40 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.

Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe tri masa për shoferët e motoçikletave, tri masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky