Agjencia Zhurnal.mk.

Në Strugë fillon Konferenca e parë botërore për dialog dhe bashkëpunim fetar

Strugë, 4 tetor – Qendra për studime dhe hulumtime interkulturore pranë Fakultetit Filozofik në Shkup nga sot deri më 7 tetor e organizon Konferencën e parë botërore për dialog dhe bashkëpunikm fetar.

Patronat i konferencës është Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në hapjen solemne, siç ka njoftuar organizatori do të mbajnë fjalime ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, rektorja e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, Biljana Angellova, dekani i Fakultetit Filozofik në Shkup, dr. Ratko Duev dhe Zoran Matevski, drejtor i Qendrës për studime dhe hulumtime interkulturore.

Në konferencë do të marrin pjesë rreth 60 hulumtues dhe profesorë më eminentë shkencorë nga fusha e religjionit.

Është paralajmëruar pjesëmarrje e profesorëve dhe hulumtuesve eminentë nga fusha e religjionit nga  Serbia, SHBA-ja, Finlanda, Rumania, Holanda, Omani, Greqia, Italia, Bullgaria, Belgjika, Polonia, BeH-ja, Kroacia, Hungaria, Zvicra, Franca, India, Malta, Australia, Azerbajxhani, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

Në konfrencën e parë botërore do të prezantohen rezultatet më të reja nga hulumtimi në këtë fushë të dialogut ndërkulturor dhe fetar dhe bashkëpunimi në botë, siç janë roli i intitucioneve fetare dhe kulturore në zgjidhjen e konflikteve fetare në Evropë dhe botë, zbatimi i proceseve të interkulturalizmit në epokën post-globale; zbatimi i ideve të ekumenizmit dhe joekumenizmit në korniza botërore, roli i religjionit në paqen dhe konfliktin etj.

Pas përfundimit të Konferencës, punime të prezantuara do të publikohen në revistën shkencore ndërkombëtare Religious Dialogue and Cooperation të botuar nga Fakulteti Filozofik në Shkup. Në mënyrë plotësuese, do të përzgjedhen punimet që do të publikohen në libër.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky