Shkup, 15 korrik – Në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 30-të minuta, nga ana e Maqedonisë ndërsa në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidha Automoto e Maqedonisë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.




