Për herë të parë në 20 vjet, më pak prona ishin blerë në Zvicër, duke shkaktuar uljen e lehtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas platformës së pronave RealAdvisor, në tremujorin e parë të vitit 2023, çmimet e apartamenteve ngecën apo edhe u ulën, përfshirë edhe disa zona me kërkesa të larta.
Zyrihu, për shembull, shënoi një rënie prej 0.2 për qind dhe Bazeli dhe Lozana prej 0.4 për qind.