Agjencia Zhurnal.mk.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta

Shkup, 26 qershor – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sot në mëngjes koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth  20-30  minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër disa vende të lagështa. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes të veturave, veçanërisht në rrugët në afërsi të luginave dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë -Dibër, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga LAMM njoftojnë se pas vërshimeve të shkaktuara në datën 14 të këtij muaji, në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës në lumin Cërvenska në rrugën magjistrale seksioni A3 Makedonska Kamenicë – Dellçevë. Komunikacioni në urë zhvillohet në mënyrë alternative, nëpër një korsi. 

Rruga rajonale nga fshati Izvor drejt Prilepit, më saktë fshati Stepanci Komuna Çashkë drejt Prilepit është me mbetje të tokës dhe baltë për shkak të shiut dhe e njejta është e pakalueshme

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky