Agjencia Zhurnal.mk.

Në Vjenë kanë përfunduar bisedimet për marrëveshjen bërthamore iraniane, pritet miratim

Kanë përfunduar bisedimet në Vjenë për rinovimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Diplomatët nga vendet e përfshira u larguan me një tekst paraprak për një marrëveshje të re që shpresohet të parandalojë Teheranin të zhvillojë armë bërthamore, njofton DPA.

“Duhet të thuhet po ose jo, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim i Bashkimit Evropian në Vjenë duke shtuar se nuk kishte mbetur asgjë për të negociuar dhe duke e përshkruar tekstin si “një kompromis shumë të mirë për të gjitha palët”.”

Sipas diplomatit, vendet që janë të përfshira – Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia, SHBA – pritet që të përgjigjen për disa javë.

Vendet kërkuan një zgjidhje për të kapërcyer mosmarrëveshjet lidhur me heqjen e sanksioneve kundër Iranit dhe në shkëmbim përsëri të rivendosen kufizimet në programin bërthamor të vendit.

Në vitin 2015 SHBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina kanë arritur marrëveshje me Iranin me të cilin Teherani është pajtuar për të kufizuar pasurimin e uraniumit nën mbikëqyrjen e inspektorëve të KB-së në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por, tre vjet më vonë, ish-presidenti amerikan Donald Tramp njëanshëm tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja, ndërsa Irani filloi të përdorë centrifuga të avancuara dhe me shpejtësi i rriti rezervat e uraniumit të pasuruar me çka e shkeli Marrëveshjen.

Teherani zyrtar pretendon se energjia bërthamore është për qëllime paqësore.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky