Agjencia Zhurnal.mk.

Negotinë/ Mbrëmë 19 zjarrfikës morën pjesë në sanimin e dëmeve nga moti i ligë

Negotinë, 17 gusht – Nëntëmbëdhjetë zjarrfikës kanë punuar mbrëmë në sanimin e dëmeve nga moti i lig në Negotinë, të shoqëruar me erë të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.

“Komuna e Negotinës, nga ora 16:10 deri në orën 16:30, ishte kapluar nga era e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut, janë bërë dëme, kanë rënë drurë, çati shtëpish dhe të garazheve dhe të tjera. Për sanimin e dëmeve në terren janë angazhuar 13 zjarrfikës me tre automjete të NJTZ Negotinë dhe gjashtë zjarrfikës me dy automjeteve dhe dy pompa për pompimin e ujit nga NJTZ Kavadar”, informojnë sot në mëngjes nga QMK.

Aktivitetet e ekipeve kanë përfunduar në orën 23.00.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky