Agjencia Zhurnal.mk.

Nën tingujt e “Rrjedh në këngë e ligjërime”, Rama poston video-kartolinën nga Athina “e veshur” kuqezi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video-kartolinë nga vizita e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Videoja, rreth 3 minutëshe, nis me momente nga avioni, teksa Rama i hedh një sy të fundit fjalimit të tij të gjatë prej disa faqesh, dhe përfshin momente të shkëputura nga bashkimi i shqiptarëve në Pallatin e Sportit “Galatsi”.

Në fokus të videos janë flamujt kuqezi, të cilët janë shoqëruar nën tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” të të madhes Vaçe Zela.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Takimi i kryeministri Edi Rama në Greqi përkon me hapjen e turit të takimeve me diasporën, që do të shtrihet në Itali, Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Sunday, May 12, 2024

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky