Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet kodeksi për zgjedhje fer dhe demokratike, Ahmeti: Të ruajmë dinjitetin e votuesit tetovar

Tetovë, 29 Korrik – Bartësi i listës së BDI-së për Këshillin e komunës së Tetovës, Faton Ahmeti sot ka nënshkruar kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike që pritet të mbahen më 20 Gusht të këtij viti.

Sot, përpara Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë dhe bashkë me përfaqësuesit e listave për anëtarë të këshillit komunal në Tetovë që do të garojnë në zgjedhjet e 20 gushtit, nënshkruam kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike.

Verdikti dhe vota e qytetarit janë shtylla e parë mbi të cilën ndërtohet një shoqëri demokratike!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot e 20 vite ka dëshmuar përkushtim të palëkundur në promovimin e vlerave demokratike, duke hartuar dhe implementuar politika shtetërore, që sot padyshim se reflektojnë edhe në rrafshin lokal.

Ta ruajmë dinjitetin e votuesit tetovar, dhe le të fitojnë më të mirët!

https://www.facebook.com/photo?fbid=443896104414743&set=pcb.443899164414437

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky