Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet marrëveshja kolektive, Sindikata e Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë ndërpret përkohësisht grevën

Shkup, 15 Qershor – Të punësuarit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe Drejtoria nënshkruan marrëveshje e re kolektive, me të cilën garantohen paga më të larta prej 30 %, pagesa e regresit vjetor, të orëve shtesë të punuara dhe beneficione në këtë drejtori.

Të punësuarit u dakorduan që të ndërpresin grevën e tyre, derisa Qeveria të sjell vendim se janë siguruar mjetet për rritjen e pagave të tyre.

“Me Marrëveshjen kolektive konstatohen kriteret për pushim vjetor, mungesat me pagesë ose pa pagesë, kontributet e rrogës dhe të ardhurat tjera. Pagesën e regresit për pushimin vjetor, shtresën e pagës, pagesën e çmimit jubilar e kështu me radhë. Si të drejtë të cilën sindikata dhe punëdhënësi e konstatojnë në këtë Marrëveshje kolektive është që paga minimale të jetë pagë bazë.”,- deklaroi drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Blerim Abazi.

Sindikalistët janë të kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe inkurajojnë të gjithë të punësuarit e tjerë të luftojnë për përmirësimin e statusit të tyre financiare ku do që punojnë.

“Kjo që u nënshkrua sot ndodh për herë të parë. Deri tani ne nuk kemi pasur marrëveshje kolektive për të punësuarit në Drejtorinë e librave amë dhe gjërat të cilat i kemi dakorduam do të përmirësojnë dukshëm statusin e të punësuarve.”,- tha kryetari i Sindikatës në Drejtorinë e Librave Amë, Toni Miloshevski.

“Për Konfederatën e Sindikatave kjo është akt i madh, pasi që zgjidh shumë çështje të pazgjidhura me vite, andaj unë i inkurajojë edhe sindikatat dhe organizatë tjera në vendet ku ata punojnë që të themelojnë sindikatat e tyre dhe të mund edhe ata të përmirësojnë statusin e tyre të punës duke nënshkruar marrëveshje koletive.”,- theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Marijan Ristevski.

Greva e të punësuarve të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë u ndërpre pas 7 javë grevë, ndërsa ankesat e tyre kryesore ishte se një pjesë e madhe e tyre paguhen më pas se paga minimale në vend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky