Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes ASK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Shkup, 3 gusht – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ASK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi përcaktohen të dhënat, informacionet dhe përvojat që do të shkëmbehen dhe rregullohen mënyra dhe procedura e shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit ndërmjet Palëve kontraktuese, ndërsa parashihet edhe shkëmbim i përvojave, bashkëpunim në rritjen e kapaciteteve kadrovike, trajnimet e nevojshme, caktimin e prioriteteve dhe fusha të tjera me interes.  

“Siguria e qytetarëve dhe vendit është ndër prioritetet më të rëndësishme, ndërsa bashkëpunimi mes institucioneve rrit efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre. Mbetemi të përkushtuar për një shtet të drejtë dhe të ardhme të sigurt të qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky