Kumanovë, 9 maj – Sot mbushen nëntë vjet nga përplasja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në të cilën e humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë, si dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Në përleshjen e armatosur që zgjati për 28 orë, jetën e humbën pjesëtarët e Forcave të sigurisë, Isamedin Osmani, Lubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për guximin. Ndërsa 37 pjesëtarë të tjerë të Forcave të Sigurisë u plagosën.

Nga përleshja e cila filloi në orët e hershme të mëngjesit dhe që i mbajti në frikë dhe pasiguri qytetarët e Kumanovës, për dy ditë u shkatërruan dhjetëra shtëpi ndërsa forcat e sigurisë evakuonin qytetarët.

Qytetarët e Kumanovës, thonë se ngjarjet nuk duhen harruar dhe mos u përsëritshin kurrë.

Foto: MIA dhe Arkivi i MPB-së