Agjencia Zhurnal.mk.

Nëse lejojnë kushtet e tokës, bujqit të vazhdojnë me krasitjen e hardhive dhe pemëve

Shkup, 16 shkurt – Reshjet e shiut nga fundi i javës së kaluar ishin të mirëseardhura për plotësimin e lagështisë në truall, posaçërisht për të mbjellat vjeshtore, thonë agrom eteorologët. Sipas tyre, nëse lejojnë kushtet e tokës, bujqit duhet të vazhdojnë me krasitjen e hardhive dhe pemëve, t’i përgatisin sipërfaqet në prodhimtari plastike dhe eventualisht, t’i riushqejnë kulturat vjeshtore.

“Përveç rezervës së mirë të lagështisë për periudhën e ardhshme vegjetuese, reshjet kontribuojnë edhe për plotësimin e akumulimeve artificiale”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM.

Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, vende-vende me temperatura të mëngjesit nën zero. Vranësira të shtuara do të ketë nga e diela, ndërsa prej fillimit të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 në viset më të larta, deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë prej 7 deri 17 gradë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky