Agjencia Zhurnal.mk.

Nëse ndonjëherë do ta lërë profesionin e mjekut Anthony Fauci – ai do të ketë pension vjetor prej 350 mijë dollarësh

Nëse Anthony Fauci ndonjëherë vendos ta lërë pozitën e këshilltarit kryesor mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, do të largohet me një “parashutë të artë” me vlerë deri në 350 mijë dollarë në vit – paketa më e madhe federale e pensionimit, sipas një raporti nga Forbes.

Shuma mahnitëse thuhet se nuk përfshin rritjen vjetore të kostos së jetesës gjatë pensionimit dhe përfitimet e mjekut amerikan.

Fauci, i cili mbushi 81 vjeç në prag të Krishtlindjeve, ka punuar për qeverinë amerikane gjatë 55 vjetëve të fundit dhe është paguar 434,312 dollarë në vitin 2020, duke e bërë atë punonjësin federal më të kompensuar, raporton nypost.

Sipas federalpay.org, kjo shumë përfaqësonte një rritje prej 4 për qind në pagën e Faucit prej 417,608 dollarësh gjatë vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Fauci, i cili ka drejtuar Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984, pësoi rritje të vazhdueshme të pagës – “rregullim i përhershëm i pagave” – e cila u miratua gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

Theksojmë se kjo bëri që paga t’i rritet prej 200 mijë dollarësh, sa e kishte në vitin 2004, në 335 mijë dollarë në vitin 2007, një rritje prej 68 për qind.

Paga e Fauci për vitin 2021 ende nuk është publikuar ndërsa revista amerikane, Forbes tha se kishte ngritur një padi bazuar në “Aktin e Lirisë së Informacionit” për informacionin e pagave.

Ndryshe, Fauci pohoi më 19 dhjetor se nuk e ka në plan të tërhiqet së shpejti dhe se do të vazhdojë të punojë së paku deri sa të përfundojë pandemia me coronavirus.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky