Agjencia Zhurnal.mk.

Nëse pajtohet pronari i fabrikës së plastikës në Drenas – Lladrovci: Më kanë telefonuar nga Viva Fresh Store, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur të martën në mbrëmje se pas lajmit për djegien e Fabrikës së Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, i ka telefonuar Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh Store, me ç’rast ka shprehur keqardhje për humbjet materiale dhe dëmet që ka pësuar kjo fabrikë.

Sipas Lladrovcit, pasi  është informuar për gjendjen, Rexhepi ka shprehur gatishmëri, nëse pajtohet pronari i Fabrikës së Plastikës, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur, të cilët mund të jenë aktualisht të papunë.

“Ata do të ktheheshin kur do të rifillojë punën Fabrika apo kur do ta kërkonte pronari i Fabrikës së djegur. Xhevdeti ka ndjerë keqardhje, njëherësh ka shprehur solidaritet edhe me pronarët e Fabrikës, edhe me punëtorët. Për kushtet dhe mundësitë e punësimit të punëtorëve të Fabrikës së Plastikës, Xhevdeti do ta ketë derën hapur. Miku i mirë, për ditë të vështirë!”, shkruan Lladrovci.

Pas lajmit për djegien e Fabrikës së Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, më ka telefonuar miku im Xhevdet…

Posted by Ramiz Lladrovci on Tuesday, March 12, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky