Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ

Shkup, 1 prill – Ka përfunduar procesi për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë nga pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas orarit për përgatitjen e zgjedhjeve, afati për dorëzimin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve skadon më 2 prill në mesnatë.

Fundjavën e kaluar LSDM dhe Koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja “ZNAM” “Për Maqedoninë tonë” kanë promovuar listat për deputetë.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tashmë janë qartësuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë të pavarura.

Bëhet fjalë për “Frontin Evropian” të udhëhequr nga BDI, VLEN të udhëhequr nga opozita shqiptare, koalicionin për “Ardhmërinë Evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM.

Sipas njoftimeve të deritanishme, ZNAM – “Për Maqedoninë tonë” dhe partia “E Majta” garojnë të pavarura në zgjedhje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky