Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër starton “Iniciativa 8” – platformë politike e iniciuar nga Osmani

Shkup, 26 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin katërpalësh ministror së bashku me Olta Xhaçkën, Maria Gabrielin dhe Tajanin në Brindisi të Italisë.

Në fokus të bisedimeve janë mënyrat konkrete për nxitjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Korridorit VIII pan-evropian që lidh detin Adriatik me Detin e Zi. Ky takim ministror pritet të shndërrohet në një platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, tashmë në vitin 2021.

Nisma 8, siç quhet kjo platformë, synon të krijojë bashkëpunim ekonomik rajonal ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe të koordinojë aktivitetet përgjatë Korridorit 8, i cili ka filluar të ndërtohet intensivisht. Ky korridor është një mundësi për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes të tre vendeve, por edhe një bazë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes dy vendeve përmes një projekti si Korridori 8, i cili bashkon interesat e qeverive të këtij rajoni.

Synimi i “Iniciativës 8” është ndër të tjera të kapërcejë barrierat gjeografike, historike dhe politike që vështirësojnë lidhjen dhe rëndojnë bashkëpunimin më të thellë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky