Agjencia Zhurnal.mk.

Nga mesnata benzinat lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për gjysmë denari

Shkup, 13 maj – Nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/l.

Siç njofton Komisioni rregullator për energjetikë, shërbimeve për ujë dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) çmimi i shitjes me pakicë i mazutit М-1 SU ulet për 0,602 den/kg dhe do të jetë 44,007 den/kg.

Nga mesnata çmimet minimale të derivateve të naftës do të jenë: 

– benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)

– benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 86,50 (denarë/litër)

– nafta EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

– vaj ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,50 (denarë/litër)

– mazuti М-1 SU do të shitet për 44,007 (denarë/kilogram).

Nga KRRE bëjnë të ditur se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 14 maj 2024. Shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e produkteve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky