Agjencia Zhurnal.mk.

Nga një “Модерно Скопје” i Arsovskë , në një “kaos”, përplot probleme e “hakmarrje” ndaj shqiptarëve !?

Shkup, 18 korrik – Javën e kaluar Shkupi u mbyt nga mbeturinat të cilat ishin lënë pa mbledhur për shkak të revoltës së punëtorëve komunal, të cilët protestuan sepse një numër i madh prej tyre u larguan nga puna. Arsyet e drejtoreshës dhe kryetares së qytetit të Shkupit ishin se brenda kësaj ndërmarrje ka persona që aspak nuk vijnë në punë dhe marrin paga, ose ka edhe nga ata që gjenden me vite të tëra në vendet e Evropës, por rroga u paguhet në këtë ndërmarrje. Kjo shkaktoi rrëmujë në kryeqytet dhe pas disa përpjekjeve, ankesave dhe përplasjeve me policinë, punëtorët që pastrojnë qytetin filluan të mbledhin mbeturinat, shkruan “Zhurnal.mk”.

Por, ky problem shumë i madh, nxori në pah një anomali të madhe që ndodhë me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet si dhe me politizimin e kësaj çështje që ka ndodhur në të kaluarën dhe që po përdoret edhe tani.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, e cila u votua me mbështetjen e opozitës, tani i ka prishur marrëdhëniet me të gjithë, edhe me opozitën, por edhe me pushtetin dhe funksionin e saj po e mban me të gjitha vështirësitë edhe politike edhe ekonomike.

Ajo, thuajse nuk bashkëpunon me kryetarët e komunave tjera të Kryeqytetit por as me partitë politike, por gjithçka që bën, e bën në kokë në vete, dhe këto vendime ndonjëherë po japin rezultate katastrofale për qytetarët.

Rasti i fundit me “Higjienën Komunale” ishte një alarm se diçka duhet të ndryshojë në funksionimin e qytetit, e sidomos të këtyre ndërmarrjeve, që shpeshherë janë të keq menaxhuara e të politizuara, shkruan “Zhurnal.mk”.

Aktualisht ka një bllokadë në çdo fushë nga qyteti i Shkupit dhe nga ndërmarrjet publike dhe e gjithë situata kulmoi në momentin kur mbeturinat mbetën rrugëve. Kryetarët e komunave, nxorën shërbimet e tyre për të pastruar komunat, ndërsa nga qyteti i Shkupit, nuk u lejonte atyre që këto mbeturina të grumbulluara t’i hidhnin në qendrën “Drislla” aty ku dërgohen të gjitha mbeturinat. Në fakt, Arsovska nuk dëshironte të lejonte që kryetarët e komunave të përfitojnë pikë politike nga ky moment, por lëvdatat për pastrimin t’i merrte ajo.

Në prapavijën e kësaj loje politike, sidomos se fshihet një biznes i madh që bëhet me pagesat e pastrimit, bartjes dhe deponimit të mbeturinave dhe pikërisht ky është momenti ku i përplasë të gjitha palët.

Disa kryetarë kanë kërkuar që t’i merren ingerencat kësaj ndërmarrje dhe pastrimi të bëhet nga ana e komunave dhe jo në nivel të qytetit. Kjo sigurisht se është e papranueshme për kryetaren aktuale të qytetit, sepse të ardhurat që gjeneron ky shërbim janë shumë të larta për qytetin, shkruan “Zhurnal.mk”.

Për qytetarët nuk është me rëndësi se sa peshon biznesi i grumbullimit të plehrave dhe kush është në atë biznes, por për ata është shumë e rëndësishme që kur të dalin në rrugë, pamja që i rrethon të jetë e këndshme për t’u parë.

Së dyti, pastrimi duhet të jetë i shpejtë dhe duhet të zbatohen me shpejtësi procedurat për një mjedis më të pastër.

Në Shkup, tema e dytë më e madhe në qytet është dhe shumë pak i kushtohet rëndësi higjienës, prandaj duhet të gjendet një zgjidhje adekuate.

Nëse kjo ndërmarrje kalon në duart e komunave lokale, atëherë ato do të marrin më shumë kompetenca dhe më shumë pushtet, por pastrimi mund të jetë më i shpejtë dhe më efikas. Gjithashtu nuk do të ketë punësim partiak, por do të jenë vetë punëtorët e shërbimeve komunale që do të merren me këtë gjë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Një analizë e mirëfilltë duhet të bëhet se si është më së miri të bëhet pastrimi në kryeqytet dhe gjithandej nëpër vende të tjera. Është fakt, se pastrimi aktual nuk është në nivelin e duhur, por edhe se ka pasur manipulime dhe keqpërdorime të shumta në këtë drejtim. Duhet të gjendet një sistem i denjë për pastrim dhe një kontroll e shtuar e punës. Gjithashtu duhet të largohet njëherë e përgjithmonë punësimi partiak nëpër këto ndërmarrje, sepse nëse një punëtor i jep ryshfet për t’u punësuar një drejtori, ai drejtor më kurrë nuk do të mund t’i kërkojë llogari atij punëtori.

Gjithashtu duhet të ndryshojë edhe sistemi i pastrimit, edhe atë sipas modelit të shumë shteteve të botës. Tek ne punëtorët e pastrimit mundohen për dy orë të kryejnë punën “shkel e shko” pa dhënë asnjë llogari, ndërsa çdo kund në botë, një pastrues e ka përgjegjësinë për një segment të caktua rrugor për të pastruar, dhe aty ai qëndron për 8 orë punë, dhe mbetet përgjegjësia e tij që nëse brenda orarit të tij ka ndonjë mbeturinë në këtë rrugë.

Fatkeqësisht, tek ne fillon gjithçka ka e mbrapshta, sepse politikanëve, drejtorëve dhe drejtuesve të tyre iu intereson vetëm përfitimi i tyre, ndërsa punëtorëve vetëm si ta bëjnë punën sa për “sy e faqe”, andaj jemi aty ku jemi, si kryeqyteti më i pistë në Evropë!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky