Agjencia Zhurnal.mk.

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot përgjatë kufirit Mali i Zi-BeH, një guri gjigant u rrokullis – për pak sa nuk përfundoi mbi një shtëpi në Gackë

Një tërmet i fuqishëm që goditi në orët e para vijën kufitare mes Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ka bërë që për disa sekonda të ketë luhatje të fuqishme në të dy vendet.

Në fshatin Kazanci në Gackë të BeH, një guri i madh ishte rrokullisur nga lëkundjet e forta, por për fat të mirë nuk ishte përplasur në shtëpinë e familje Stanjeviq.

Gjykuar nga fotografitë, po të kishte lëvizur me shpejtësi të madhe guri gjigant, dëmet materiale do të ishin të mëdha sikurse mund të kishte ndoshta edhe të lënduar.

Gjithçka lëkundej brenda pompës së derivateve, nga tërmeti që goditi përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-Bosnje e Hercegovinë
Ndryshe në orën 4 të mëngjesit një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.4 në zonën e Nikshiqit përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-BeH. Dridhjet janë ndjerë edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës,

Pas këtij tërmeti sipas një sizmologu nga Mali i Zi ka pasur mbi 30 lëkundje tjera të tokës.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky