Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Shkup, 8 maj – Ngjarje solemne në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore (1939-1045) dhe Lufta ruse kundër Ukrainës nga viti 2022 do të mbahet sot në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, njoftoi Ambasada e Ukrainës.

Në suaza të ngjarjes do të hapet ekspozitë e fotografive “shekulli XXI Evropa “Një krim i pafalshëm”.

“Ne, ukrainasit, kujtojmë se çfarë tragjedie e tmerrshme ishte për ne Lufta e Dytë Botërore. Për ne 8-9 maji nuk është triumf, nuk është festë, por përkujtim, nderim për viktimat e luftës, kujtim i krimeve të tmerrshme. Për ne ky nuk është një kult i fitores, por një vlerësim i paqes dhe jetës. Ne ukrainasit jemi një popull heroik dhe trim. Ne kemi një ushtri të bukur, të fuqishme. Ne jemi në tokën tonë dhe nuk do t’ia japim askujt. “Së bashku me aleatët tanë, siç bëmë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vendet e koalicionit anti-Hitler dhe tani me vendet e koalicionit anti-Putin, ne do të fitojmë edhe tani”, tha ambasadorja ukrainase Natalia Zadorozhnjuk.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky