Agjencia Zhurnal.mk.

Nicki Minaj duket e mrekullueshme me një fustan 3D me lule dhe model flokësh bob në tapetin e kuq të Met Gala 2024

Nicki Minaj ka sjell një pamje të re në Met Gala 2024.

Reperja e famshme befasoi me stilin e saj të guximshëm në tapetin e kuq të Met Gala, teksa mishëroi konceptin e sivjetmë të “kopshtit të kohës” me një fustan të shkurtër Marni të verdhë me lule metalike 3D dhe një model flokësh bob.

Ndërsa reperja 41-vjeçare e “Starships” nuk mori pjesë në eventin më të madh të modës të vitit të kaluar, ajo kompensoi kohën e humbur në ansamblin e saj plot shkëlqim dhe plot ngjyra që u kompletua me ndihmën e disa detajeve më të vogla të flokëve me lule.

Nicki Minaj në Met Gala

Minaj ka një histori të dukjeve të guximshme të Met Gala ndër vite, si fustani ultra i ulët i Burberry që veshi në eventin e 2022-ës.

Reperja e “Super Bass” gjithashtu tronditi me pamjen në Met Gala të vitit 2016, me një fustan të zi të tejdukshëm të mbuluar me kopsa, të dizajnuar nga Jeremy Scott për Moschino.

Nicki Minaj në Met Gala

Pavarësisht se çfarë vesh ajo, i bën gjithmonë njerëzit të flasin.

Në Met Gala të këtij viti munguan edhe disa yje si: Rihanna, Blake Lively e partneri i saj, Ryan Reynolds. 

Nicki Minaj në Met Gala

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky