Agjencia Zhurnal.mk.

Nikolla takon eurodeputetin Kovatchev

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur këtë të enjte (22 qershor) në një takim,eurodeputetin Andrey Kovatchev, zëdhënës i grupit të PPE për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim, Nikolla vlerësoi mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Po forcojmë kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me acquis të BE për të garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit.

Kuvendi po rrit përgjegjësitë për garantimin  e legjitimitetit demokratik  të procesit të integrimit, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës, për t’i  dhënë procesit karakter gjithëpërfshirës, nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë jopolitikë”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook.

Ndërsa europarlamentari Andrey Kovatchev falenderoi Kryetaren Nikolla për ekspozenë dhe kontributin e Kuvendit në procesin e integrimit dhe vuri në dukje se për shkak të rezultateve të dukshme, pas përfundimit me sukses të procesit të screening, Shqipëria meriton të fillojë menjëherë  negociatat.

Kryetarja Nikolla dhe eurodeputeti Kovatchev biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky