Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollova: Rrisim numrin e asistentëve arsimor për nxënësit me aftësi të kuafizuara

Shkup, 8 gusht – Partia në pushtet vazhdon të deklarojë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve, vazhdon të investojë në arsim.

Nga atje potencojnë se po rrisin nivelin e gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor.

Në atë drejtim është futja e shërbimit të asistencës arsimore si obligim i shtetit i rregulluar me ligj.

Punësimi i asistentëve arsimorë për nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat ​​e rregullta fillore nuk është më një shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve. Vitin e kaluar janë punësuar 500 asistentë arsimorë në të gjithë vendin. Nga viti i ardhshëm shkollor, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e prindërve, numri i asistentëve të arsimuar do të shkojë në 720 theksojnë nga LSDM përcjell KlanM.

Sot tashmë është publikuar konkursi për punësimin e 200 asistentëve arsimorë në 16 bashki të vendit. Në këtë mënyrë, nga viti akademik 2022/2023, do të rritet numri i asistentëve arsimor për 200 shtesë.

Promovimi i gjithëpërfshirjes, mundësitë e barabarta për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara janë prioritetet kryesore të Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM.

Si palë përgjegjëse vazhdojmë me zbatimin e masave dhe politikave që nënkuptojnë kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky