Shkup, 20 shtator – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët tha se kanë patur shumë bashkëpunim të mirë me ta, por i vjen keq se ata kanë shkuar në një drejtim të panjohur deklaroi për “Intervistë për Shenja”.
“Duhet të jem korrekt dhe të them se deri sa Ziadin Sela ishte kryetar kishim marrëdhënie korrekte, me ndryshimin e udhëheqësisë së partisë, ndodhi ajo që ndodhi. Me këta që tani janë në opozitë kemi raporte korrekte, në fund të ditës është vendimi i tyre se si do të veprojnë, dhe nëse do të ketë mundësi për bahskëpunim. Nga ne ka dyer të hapura dhe raport korrekt. E tyre është që të sjellin vendimet. Cdokush përgjigjet për vendimet që i merr”, u shpreh Nikollovski.