Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Nesër fillon thirrja për masën 3 të programit të ri IPARD 3, në dispozicion janë 14 milionë euro për investime

Shkup, 12 prill – Sot nga këtu në Koçan, ku kemi edhe shumë histori IPARD të suksesshme, dua të shfrytëzoj rastin dhe të informoj të gjithë aplikantët e interesuar, se nga nesër fillon thirrja për masën 3 të programit të ri IPARD 3, duke vënë në dispozicion 14 milionë euro për investime nga kjo masë, theksoi ministri Ljupço Nikollovski.

Në kuadër të aktiviteteve të punës në Koçan, Nikollovski së bashku me këshilltarin shtetëror për zhvillim rural, Trajan Dimkovski dhe drejtorin e AFPZRR-së, Nikica Baçovski, mbajtën takim informativ me qytetarët e interesuar për aplikim në programin e ri IPARD 3.

Masa 3, për të cilën shpallet thirrja publike nga nesër, ka të bëjë me investimet në asetet bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Mbështetja financiare, në këtë masë, i referohet bashkëfinancimit të investimit deri në 50% të totalit të kostove të pranueshme. Mbështetja sipas kësaj mase mund të arrijë deri në 60% bashkëfinancim për investime në efikasitetin e energjisë, prodhimin e biomasës dhe burimet e rinovueshme të energjisë për nevoja vetanake.

Vlera minimale e pranueshme për masën 3 është një investim deri në 50.000 euro, ndërsa mbështetja maksimale mund të arrijë deri në 1.5 milionë euro, për përfitues.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky