Agjencia Zhurnal.mk.

Nis Brit Awards 2022: Yjet e muzikës shkëlqejnë me dukjen e tyre në tapetin e kuq

Yjet e muzikë botërore kanë mbërritur në tapetin e kuq të Brit Awards 2022, në “The O2 Arena” të Londrës të martën mbrëma.

Artistja Maya Jama vuri në pah barkun e saj të tonifikuar në një kostum me prerje te pjesa e barkut, gjersa nuk munguan edhe yjet e tjerë si: Anne-Marie, Ashley Roberts, Tallia Storm dhe Ed Sheeran.

Çmimet Brits kanë ndezur polemika të shumta në media sivjet, pasi në këtë edicion ata kanë hequr nga lista çmimet tradicionale gjinore si “Artistja më e mirë” ose “Artisti i ri mirë”, shkruan DailyMail.

Artistët më të nominuar sivjet në Brit Aards janë: Adele, Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është e nominuar në dy kategori: “Artisti/ja më i/e mirë pop/R&B” dhe “Kënga e vitit”, për këngën “Cold Heart” (bashkëpunim me Elton John).

Mirëpo pavarësisht nominimit, artistja me origjinë nga Kosova nuk ka mundur të jetë prezentë sonte (e martë) në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve britanike, pasi ajo do të nisë turneun e saj të koncerteve nesër (e mërkurë) në Miami.

Në vazhdim, ju prezantojmë me dukjen e yjeve në tapetin e kuq të Brit Awards 2022. 

Ed Sheeran

Anne Marie

Ashley Roberts

Maya Jama

KSI

Bree Runway

Sam Fender

Courteney Cox dhe Snow Patrol

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky