Shkup, 3 tetor – Në Ambasadën gjermane në Shkup nga janari i vitit 2024 do të emërohet një atashe për bujqësi, i cili përveç se për vendin tonë, do të jetë përgjegjës edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për Frank Miler, diplomat gjerman i punësuar në Ministrinë federale gjermane të Bujqësisë dhe Ushqimit, i cili deri pak kohësh ka punuar në Kiev.
Qëllimi i pozitës së tij, siç njoftoi sot ministri federal gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Xhem Ozdemir, do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit në sektorin agrar.
“Do të doja të njoftoj diçka. Frank Miller, një nga kolegët tanë më të mirë të punësuar në Ministri, i cili deri para pak kohësh ishte në Kiev dhe ishte një nga diplomatët e parë që u kthye në Ambasadën gjermane dhe punoi në Kiev, do të jetë atashe në Ambasadën gjermane në Shkup si përfaqësues i Ministrisë federale të Ushqimit dhe Bujqësisë dhe ai nuk do të jetë përgjegjës vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i qëndrimit të Millerit do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit në këtë fushë. RF e Gjermanisë me të vërtetë e mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur rrugën tuaj drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha Ozdemir pas takimit dypalësh me nikoqirin e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, Lupço Nikollovski.
Miler do të duhet t’i bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor për avancim të përbashkët në sektorin e bujqësisë.